Një ukrainas për Real Madridin

07/02/2013 18:50

Reali i Madridit është vënë në ndjekje të talentit 23-vjeçar të Dinamos së Kievit, Andriy Yarmolenko, raportoi ditën e enjte e përditshmja sportive “AS”.

Sipas gazetës, mesfushori ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Mourinho, që e konsideron atë si një prej futbollistëve më të talentuar të brezit të tij.

Për këtë arsye, Reali dërgoi një përfaqësues në miqësoren e Ukrainës në Norvegji, me qëllim që të mbaheshin besime me manaxherin e Yarmolenkos.

23-vjeçari ndiqet nga disa klube të rëndësishme europiane që prej paraqitjes së mirë në Euro 2012 dhe për të ishte përfolur më parë një transferim i mundshëm në Premier League.

Top Channel