Ngre siparin “Berlinalja”

07/02/2013 15:35

Edicioni i 63-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i njohur ndryshe si Berlinalja, ka nisur këtë të enjte me mbërritjen e jurisë ndërkombëtare në kryeqytetin gjerman.

Rreth 400 filma do të shfaqen gjatë 10 ditëve në të cilat do të zhvillohet ky eveniment i përvitshëm, ndër më të rëndësishmit për  kinematografinë botërore. Fituesit e trofeve prestigjiozë të Ariut të Artë dhe atij të bronztë do të jenë mes 19 filmave të përzgjedhur për vlerësimin final.  
Eventi do të drejtohet nga producenti dhe regjisori i njohur Wong Kai Wai, fitues i disa çmimeve në rang botëror. Filmi i tij ‘The Grandmaster’, i cili do të shfaqet jashtë konkurimit në atë që mund të quhet premiera e tij ndërkombëtare, do të hapë edhe festivalin.  

Të tjerë anëtarë të jurisë ndërkombëtare do të jenë regjisori gjerman Andreas Dresen dhe ajo daneze Susanne Bier, artisti dhe regjisorja iraniane Shirin Neshat si dhe aktori dhe regjisori i njohur amerikan Tim Robbins.

“Berlinalja 2013” do të kulmojë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në datën 16 shkurt dhe do të mbyllet në datën 17 shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta