Moratti: Dua me çdo kusht Champions-in

07/02/2013 03:55

Mbi të gjitha Champions-in. Vendi i tretë është objektivi primar dhe i padiskutueshëm për Massimo Moratti-n.

Pasi i ka konfirmuar besimin e tij trajnerit Stramaccioni, shpjegon: “Champions ka shumë vlerë, sa i përket aspektit ekonomik dhe sportiv. Mendojmë për të ardhmen, por pa braktisur të tashmen. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha aspektet motivuese të mundshme, tek e fundit edhe Milanin, që është në kuotë të barabartë pikësh me ne”.

Më pas flet në lidhje me afrimin e kinezëve në klub: “Ata përbëjnë një opsion të mbështjellë në letër…”.

“Nga ana e tyre dëshira është e madhe, si gjithnjë, por nuk kanë arritur ende të zgjidhin cështjen e ofrimit ndaj nesh të një propozimi të kënaqshëm, edhe pse kemi një kontakt të rëndësishëm me ta. Duan që të ndërtojmë impiantin, por për momentin jam unë, ai që nuk është dakord me këtë lëvizje. Sigurisht, stadiumi është një objektiv i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për shoqërinë”.

Në fund një goditje “helmuese” ndaj Milanit, sa i përket ndodhive në zgjedhjet e fundit të Lega Calcio (Liga e Futbollit), “Ajo që ndodhi është diçka e veçantë, as ne dhe as disa klube të tjera nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e kësaj loje, ndërsa Milani po. Jemi më se të qetë, duke qëndruar larg ngjarjeve, por besoj se me shumë mundësi do të qëndrojnë jashtë edhe skuadrat e tjera, që japin rreth 70% të të ardhurave për futbollin italian”.

Top Channel