Massa: Të habitur nga shpejtësia jonë

07/02/2013 21:20

Felipe Massa ka kompletuar 1005 kilometra me Ferrarin e tij në tre ditët e testimeve në pistën e Jerez dhe regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së tretë, por nuk u tregua shumë entuziast për këtë fakt.

Piloti brazilian deklaroi: “Gjithmonë është bukur të jesh i pari, por nuk mendoj se kjo kohë është e rëndësishme. Duhet të punojmë shumë për të arritur në garën e parë në 100% të kapacitetit të makinës. E vërtetë është që jemi më mirë se në këtë pikë të sezonit të kaluar.”

Massa shpjegoi si arriti të ulte kohën nën 1 minutë e 18 sekonda: “Po provonim gomat e buta dhe vendosa të bëja një kohë të shpejtë, por nuk e mendoja se do e ulja kaq shumë.”

Braziliani theksoi se ajo që e ka habitur nga dita e tretë e testimeve ishte koha që realizoi Jenson Button (McLaren) me goma të forta: “Button xhiroi me goma të forta dhe në pistë jo të gomuar. Në kushte të vështira arriti një kohë që të cilën unë nuk do e arrija dot me Ferrarin tim.”

Top Channel