F1, Vettel: Makina e re, një hap para

07/02/2013 20:00

Sebastian Vettel, kampioni i botës në Formula 1 i tre viteve të fundit, deklaroi në cirkuitin e Jerez de la Frontera, ku pilotoi për herë të parë makinën e re të Red Bull, se me këtë njëvendëshe skuderia kampione ka bërë “një hap përpara”.

“Mendoj se makina u soll mirë. Është e vështirë të gjykosh mbi shpejtësinë në testimet e para, por besueshmëria është e mirë dhe jam i kënaqur mjaftueshëm”, theksoi piloti gjerman, i cili regjistroi kohën e tretë më të mirë në ditën e tretë të testimeve pas Felipe Massa (Ferrari) dhe Nico Rosberg (Mercedes).

“Do ishte mirë të isha më i shpejti, por në këtë periudhë të jesh i pari nuk është gjëja më e rëndësishme. Makina po zhvillohet dhe kaq mund të them për momentin”, deklaroi Vettel.

Top Channel