Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Barcelona “blindoi” Messin deri në qershor 2018, duke zgjatur kontratën me katër herë fituesin e Topit të Artë deri kur ai të jetë 31 vjeç.
Takimi i paralajmëruar në orën 16:30 për rinovimin, midis Messit dhe presidentit Rosell, u zgjidh në zyrat e “Camp Nou” brenda pak minutash, pasi marrëveshja mes të dyja palëve ishte e plotë.
Lajmërimi për rinovimin u publikua në faqen e internetit të vetë klubit, duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat ndërkombëtare.
25-vjeçari, i cili debutoi me Barçën në moshën 17-vjeçare, në vitin 2004, u pikas që 12 vjeç nga zbuluesit e talenteve të katalanasve në Argjentinë dhe u formua me skuadrat zinxhir te Barcelones, përpara se të mbërrinte deri tek ekipi i parë.
Në janar 2007, ai firmosi kontratën e parë madhore në “Camp Nou”, një marrëveshje 7-vjeçare, me klauzolë shitje prej 150 milionë eurosh.
Messi rinovoi më pas në 2011-n, deri në vitin 2016, por klubi dëshiroi të garantonte qëndrimin e tij edhe pas kësaj date, duke i ofruar një marrëveshje të re, që besohet se rrit pagën në nivelin midis 12-14 milionë eurove në sezon.
Me Barcelonën, Messi ka zhvilluar 236 ndeshje zyrtare e realizuar 203 gola, duke ndihmuar klubin që të fitojë pesë herë titullin kampion në Spanjë, tre herë Champions League, dy herë Botërorin e Klubeve, dy herë Kupën e Mbretit dhe tre herë Superkupën e Europës.
Top Channel