
Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.
Të gjithë të qëlluar mes orës 16:00-16:10. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.
Orët që pasuan ishin një tjetër betejë, betejë nervash dhe deklaratash për përgjegjësinë e viktimave. Fillimisht kryeministri Berisha deklaroi se demostruesit ishin vrarë nga afër, me pistoletë, duke aluduar se ngjarja ishte inskenuar nga opozita.
“Secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë të cilat, armë pistoleta të lehta, që nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shteti dhe as të Gardës së Republikës”, do të deklaronte kryeministri.
Opozita akuzoi qeverine se qelloi mbi demonstruesit, ndersa ne oret e tensionuara te mbremjes nje grup prokuroresh nisi punen ne vendngjarje. Rezultatet e para paralajmeruan ate qe do te vinte me pas. Gjate kqyrjes se vendangjrjes policia shkencore administroi brenda rrethit te kryeministrise sasira te konsiderueshme gezhojash, konkretisht 131 gezhoja 9 milimetreshe, si dhe 436 gezhoja 7, 62 milimetershe.
E nderkaq, oret ne vijim televizionet bene publike pamje dhe foto te vrasjes se tre prej viktimave. Pamja e pare e personit te dyshuar si nje nder efektivet qe qelloi mbi turmen eshte foto qe tregon Agim Llupon ne bodrumin e kryeministrise, i vendosur sipas nje plani masash qe me pas u identifikua si grupi i zjarrit. Alibia e pare, ajo e vrasjes nga afer me pistoleta, ishte rrezuar per disa ore.
Por ndersa ne kete demostrate Garda e Republikes kishte angazhuar 60 gardiste nga tre njesite kryesore te saj, se kush qelloi mbi demonstruesit gjate diteve te janarit 2011, do te qendonte ne mister per disa ore. Komandanti i Gardes do shprehej per here te pare ne kulmin e tensioneve politike.
“Kalimi i rrethimit është rasti më ekstrem dhe ku garda vepron në bazë të ligjit”, tha ai.
Por nje dite pas demostrates e ne vijim prokuroria u shpreh se po perballej me pamundesine per t’i pyetur gardistet. Ajo deklaroi se kishte prere urdher-ndalime per gjashte efektive te Gardes, kerkese kjo qe u refuzua te zbatohej nga policia, por qe me sa u duk nuk do ishte veshtiresia e vetme e hetuesve.
Me 25 janar, ne fjalorin politik per betejen e 21 janarit hyri per here te pare termi “puç”. Tani kryeministri Berisha kishte vene ne qender te akuzave, Prokuroren e Pergjithshme, Presidentin e Republikes dhe opoziten.
“Ata që flasin për ngjarje bulevardi, nuk janë gjë tjetër përvecse horra dhe lavire bulevardi”, tha Berisha.
Nderkombetaret nga ana e tyre ishin te angazhuar te shmangnin te tjera tensione dhe perplasje mes paleve, me friken e te tjere viktimave dhe rreshqitjes se vendit ne kaos. Apeli i tyre ishte per qetesi per te bere drejtesi. Ne kete atmosfere Prokurorja e Pergjithshme kerkoi ndihme nga nderkombetaret dhe sikurse kishte ndodhur edhe me pare, u shtriu doren amerikaneve.
“Ne kerkojme ndihmen SHBA per asistence teknike te paneshme dhe te larte professionalisht. Asistenca e SHBA eshte me lart se ajo qe ofrojnë ekspertët tanet. Keto hetime duan nivelin me te larte per shkak te opinionit”, tha ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Ne te gjithe kete perpjekje ajo mori mbeshtetjen e qeverise se Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Europian. Ne fillim te shkurtit kerkesa e ish-prokurores se Pergjithshme Ina Rama u plotesua dhe ne organin e akuzes u shfaq prokurori amerikan Majk Kejn i cili do te asistonte prokuroret shqiptare per administrimin e provave.
Megjithate do te duheshin dite deri sa policia te bindej dhe te ekzekutonte urdherat e prokurorise. Me 4 shkurt Agim Llupo me detyre shef i njesise speciale u arrestua, pasi laboratori i kriminalistikes e implikonte ate te kishte qelluar me armen mp5 ndaj Ziver Veizit. Menjehere pas kesaj, por vetem tre jave pas ngjarjes, u pyeten per here te pare per 21 janarin edhe zyrtare te tjere te gardes, mes tyre edhe komandanti i gardes Ndrea Prendi.
Nen arrest u mbajten gardistet Sadik Cela, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj, qe me pas nga gjykata u lane me 30 dite burg. I vetmi per te cilin u vendos detyrim paraqitje ishte Agron Malaj.
Keto masa do te rrezoheshin ne apel per shkak se gjykata cmoi mosargumentimin e akuzes nga ana e prokurorise. Viti 2011 do te kalonte vetem me nje te arrestuar. Por kthesa e hetimeve do te dukej se do te vinte ne nje vjetorin e tragjedise.
Ekspertiza e derguar nga FBI, te cilen deri ate dite te gjithe palet e konsideronin si te vetmen te besueshme, solli edhe arrestime te reja, mes tyre komandanti i gardes Ndrea Prendi, Armando Kasaj shef i IT ne kryeminstri dhe Margarit Kume. Ekspertiza shprehej qarte:
“Ne laboratorin e kriminalistikes se FBI, rezulton e provuar tej cdo dyshimi se pistoleta personale e Ndrea Prendit, predha e dale prej saj, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj”.
Por efekti i ekspertizes do te shuhej shume shpejt. Te arrestuarit, mes te cileve edhe Ndrea Prendi u lane ne arrest shtepie nga shkalla e pare. Pafajesia e pare u shpall nga Gjykata e Tiranes per dosjen e vecuar ndaj Armando Kasajt, ceshtja e te cilit ende nuk eshte shqyrtuar ne apel.
Prokuroria dergoi kerkesen per gjykim ku akuzonte ish-kreun e Gardes se Republikes per vrasje me dashje ne rrethana cilesuese, ndaj Faik Myrtajt, Agim Llupon per te njejten akuze ndaj Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes dhe Margarit Kumes per veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes.
Tani versioni ndryshoi perseri. Ne kohe rekord dhe si asnjehere me pare, debati kryesor mes paleve u kthye ne ate nese kishim te bejme me qitje te drejperdrejte apo rikoshet, ku dhe u perplasen ekspertizat.
Edhe pse prokuroria i qendroi deri ne fund akuzes se vrasjes me dashje dhe u terhoq nga qendrimi i saj per Kumen, kjo akuze u gjet e pafaktuar nga gjykata e cila ne seancen e 41 dha verdiktin e saj, perkunder 48 viteve burg qe kerkuan prokuroret ajo deklaroi tre pafajesi. Pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve per drejtesi per 21 janarin.
Top Channel