Trafiku i drogës ka sjellë në Tiranë kryeprokurorin e Leçes, i cili ka
zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Prokurorisë
së Krimeve të Rënda.
Cataldo Motta, gjatë një ore bashkëbisedim me Adriatik Llallën dhe Eugen Beçin, i ka njohur me çështje konkrete, ku shqiptarët kanë formuar në vendin fqinj disa organizata kriminale. Ka pasur dyshime se paratë e fituara në Itali janë investuar në vendin tonë dhe tashmë kërkohet që palët të bashkëpunojnë për bllokimin e këtyre aseteve në bazë të ligjit “antimafie”.
Në të kaluarën, pas takimeve të tilla, janë kryer operacione të përbashkëta, ku janë arrestuar dhjetëra persona në të dyja vendet. Megjithatë, zyrtarisht, një takim i tillë nuk është konfirmuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa mësohet se “konfirmimi” do të vijë nga terreni.
Top Channel