
Kryeqyteti shqiptar mbetet preja më e mirë e vjedhësve, të cilët po e shtojnë dendur aktivitetin e tyre. Vetëm brenda një nate, gjatë një aksioni të saj, policia njoftoi se arriti të arrestojë 10 hajdutë, kryesisht të automjeteve, motorave, pasqyrave të mjeteve, baterive në çentralet telefonike, etj.
Zëdhënesja e policisë, Alma Katragjini tha se dy grupet më shqetësuese ishin ata që vidhnin pasqyra mjetesh, si dhe motoçikleta.
“Falë realizimit të operacionit “PASQYRA 1” është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal i cili merej me vjedhjen e pasqyrave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në 30 vjedhje të pasqyrave të mjeteve.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë numër 2 të Tiranës është finalizuar operacioni policor i koduar “Motorrat Kinezë”. Shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale pinca, metal-prerës e sende të tjera që shërbenin për vjedhjen.
Nga Komisariati i Policisë numër 2 filloi proçedimi penal, ndërkohë që është depozituar një kallëzim penal nga sektori energjitik për Tiranën pranë kompanisë Albtelekom, ku është konstatuar vjedhja e disa baterive në çentralet telefonike të montuara në trotuarin e ish-stacionit të trenit në Tiranë”, deklaroi Katragjini.
Top Channel