Tenis, rikthehet Rafael Nadal

06/02/2013 09:00

Pas 221 ditësh larg turneve zyrtarë, Rafael Nadal u rikthye të luajë tenis në një ndeshje çift të vlefshme për raundin e parë të VTR Open të Vina del Mar (Kili).

Dyshja Rafael Nadal-Juan Monaco mundi në 64 minuta çekët Cermak dhe Dlouhy me rezultatin 6-3 dhe 6-2 para 3500 spektatorëve.

Ndërsa sot, në orën 22:00, tenisti spanjoll do të ndeshet me argjentinasin Federico Delbonis për raundin e parë të kuadrit individual të këtij turneu.

“Jam i lumtur, por ndeshjet dyshe janë më pak agresive dhe testi real për formën time fizike dhe për gjurin do të jetë debutimi në ndeshjen individuale”, theksoi Nadal pas ndeshjes.

Top Channel