
Dëshira e pesë të rinjve për t’u pasuruar me para të falsifikuara nuk zgjati shumë.
Mbrëmjen e së hënës, policia e kryeqytetit organizoi një operacion “blic” në afersi të aeroportit të Rinasit, duke arrestuar disa të rinj për falsifikim kartmonedhash 1 000 lekëshe.
Mosha e të arrestuarve varion nga 18 në 26 vjeç, ndersa grupi kishte kohe qe hidhte ne treg sasi parash të cilat mendohet se kishin kapur shifra me gjashtë zero.
Por, sa jemi te mbrojtur realisht nga parate false? Si mund t’i dallojmë për të mos rene pre e klonimit te kartmonedhave? Ekspertet kriminalist mendojne se parate e rreme jane te veshtira per t’u dalluar, por nga nje sy i stervitur, ato mund të pikasen.
“Teknikisht, është e mundur që të bëhet falsifikimi i çdo monedhe. Ne, në ekzaminimet tona në laborator, përveç elementeve të sigurisë përcaktojmë edhe metodën se si është kryer falsifikimi e deri diku, përpiqemi që të gjejmë edhe origjinën, por në shumicën e rasteve nuk jepet informacion për këtë, pasi është sekret i hetimit”, deklaroi kriminalisti Artur Rrahmani.
Sipas policisë, të paret që bien pre e parave të rreme janë dyqanet dhe karburantet, që konsiderohen si “bursa” e lekëve false.
Nga ana tjeter, nuk kanë munguar dhe raportimet e qytetarve te thjeshte që kanë vënë në pune komisariatet dhe prokurorine e cila nuk ka hezituar te bashkepunojne me Bankën e Shqipërise për te zbuluar origjinen nga jane futur paratë.
“Kemi konstatuar kartmondha dhe monedha shqiptare të falsifikuara, si dhe monedha të huaja, duke nisur nga euro, dollari, franga zvicerane, paund britanik. Pra pothuajse të gjitha kartmonedhat që qarkullojnë në treg, kemi konstatuar se ka të falsifikuara”, shtoi Rrahmani.
Ekspertet keshillojne qytetaret mbi menyrat per te njohur parate e falsifikuara, qe ne te shumten e rasteve kalojne pa u vene re.
Motoja e tyre eshte: preke, shikoje, levize, kontrolloje. Ata pohojnë se kartemonedhat lekë false jane ne pese prerje, me permasa dhe ngjyra te ndryshme dhe vetem ndryshimi i elementeve specifikë i ben te dallueshëm nga paratë e vërteta.
Sipas ekspertit, “më të falsifikueshme janë kartmonedhat e lekut, prerjet 1 mijë dhe 2 mijë lekë, 5 mijë lekë, ka pasur raste edhe 500 lekë, por kohët e fundit është parë tencedenca e 500 lekëve, me fotokopje, përpunim kompiuterik e printim, e duke përdorur industrinë e shtypshkrimit”.
Kriminalistet shtojne se ne parate false nuk ka shtyp te thelle, ndersa ne kartemonedhen e falsifikuar shkrimet jane kryer ne siperfaqe.
Po keshtu ne kopje, eshte kryer gabim imitimi i elementeve te sigurise se letres dhe shtypit fluoreshent, gje qe kapet me sy te lire.
Si të dallojmë paratë false, elementet e sigurisë
12 janë elementet e sigurise që ka leku shqiptar. Nëse do të ndaleshim specifikisht në çdo njerin nga elementet mund të përmendin: potretin.
Në momentin e parë që kemi një kartmondhë në dore, portreti bie i pari në sy. Detajet e parase origjinale jane shume te imta tek pjesa e portretit, gje qe e ben lekun unik.
Filli i sigurise. Eshte pjesa me e veshtire per t’u kopjuar. Maksimimi i perafrimit eshte eksperimentuar tek euro, por nje sy ekspert mund ta dalloje ne pesë sekonda që diçka nuk shkon.
Mikrotekstet gjenden ne zona te imta te fillit te sigurise si dhe ne shenimin e numrave. Fale mikroskopit , mund te dallohet mungesa ose jo e mikroteksteve.
Holograma eshte aq e pafalsifikueshme sa qe per kete detaj jane evidentuar shume valuta qe mund te jene perfaruar 11 elemeneve te tjere te sigurise.
Filigrama jua ka bere jeten e veshtire falsifikatoreve. Fija e holle fosforeshente ka prishur shume “endrra” per para te lehta.
Boja e dukshme e ndryshueshme si element sigurie tek te gjithe prerjet e reja te parave eshte shtuar se fundmi ndersa me pare mungesa e ketij elementi bente te mundur qe paçka elementeve te tjerë, cilësia e letres të përafrohej me origjinalin.
Që nga dalja e valutave në letër, truku më i përhapur edhe sot e kesa dite mbetet kopjimi i numrit te serise, imazhit te padukshëm, elementeve të regjistrimit, shtypit ëe thelle dhe anti-fotokopjes.
Edhe pse nuk eshte e sigurt qe nje njeri i thjeshte te dalloje te gjithe keto elemente, nje gje eshte e sigurt, sipas ligjit shqiptar, falsifikimi dhe venia ne qarkullim i parave false denohet me burgim deri ne 5 vjet, ndersa kur perseritet mund te denohet me 15 vjet heqje lirie.
Top Channel