Luiz Razia, tjetër brazilian në Formulën 1

06/02/2013 14:00

Luiz Razia do të jetë piloti i ri i Marussia në këtë sezon të Formulës 1. Braziliani do të jetë në timonin e makinës ruse së bashku me britanikun Max Chilton.

Lajmin e bëri të ditur të mërkurën skuderia modeste me anë të një komunikate për mediat.

“I japim mirëseardhjen Luiz Razias si pilotit të ri të ekipit tonë për këtë sezon”, lexohet në komunikatën e Marussias që zëvendëson kështu gjermanin Timo Glock.

Piloti 23-vjeçar është nënkampioni i kategorisë GP2 vitin e kaluar dhe ka qenë pilot rezervë i kësaj skuderie në vitin 2010.

“Është fantastike të kthehesh tek Marussia. Dy sezonet e kaluara në GP2 besoj se më ndihmuan që të tregoj se jam gati për Formulën 1. Dua të shpërblej besimin e skuadrës dhe jam i motivuar për të nisur aventurën e re”, theksoi Razia.

Top Channel