
Nigeria siguroi finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës brenda 45 minutave të para, me një fitore të lehtë përballë Malit.
Të udhëhequr nga Moses e Emenike dhe duke shfrytëzuar vendosjen e pakujdesshme në mbrjtje të ekipit malez, nigerianët mbyllën pjesën e parë në avantazhin e tre golave.
Pjesa e dytë nuk pati histori, me Nigerinë që zotëroi pothuajse gjatë të gjithë kohës, përballë një Mali që dukej i dorëzuar. Kështu erdhi edhe goli i katërt, me sulmuesin e CSKA-së së Moskës, Ahmed Musa, ndërsa Mali realizoi golin e nderit në të 75’, me Fantamadi.
Nigeria, e cila përjetoi epokën e “artë” të rezultateve në vitet 1990, me një Kupë Kombesh të Afrikës të fituar, një medalje të artë në Lojrat Olimpike të Atlantës (1992) dhe tre kualifikime rresht në fazën finale të Botërorve, do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, midis Ganës dhe Burkina Fasos.
Top Channel