Hummels, objektivi kryesor i Barcelonës

06/02/2013 19:40

Sipas të përditshmes “AS”, 24-vjeçari konsiderohet si mbrojtësi perfekt, për t’u vendosur në dyshe me Pique, duke siguruar kështu një mbrojtje “të padepërtueshme” për sezonet e ardhshme.

Katalanasit ndoqën Hummels në këtë sezon në të gjashtë ndeshjet e grupit të Champions dhe kanë përfunduar një vlerësim të shkëlqyer për cilësitë e tij.

Barça është vënë në kërkim të një mbrojtësi që të ofrojë garanci për zëvendësimin e Puyol që prej dy sezonesh dhe Hummels është shndërruar në objektivin kryesor, pasi Thiago Silva u transferua për 42 milionë euro nga Milanit tek Paris SG.

Sipas “AS”, Barcelona do të ofrojë rreth 30 milionë euro, për kartonin e gjermanit.

Top Channel