F1, Massa: I kënaqur me Ferrarin e ri

06/02/2013 09:40

Në ditën e parë të testimeve të Formulës 1 në pistën e Jerez, Jenson Button ishte më i shpejti, por edhe Felipe Massa (i gjashti në këto testime) u shpreh i kënaqur me makinën e tij Ferrari.

Braziliani theksoi se makina e re F138 është e një planeti tjetër në krahasim me njëvendëshen e sezonit të kaluar.

“Nuk mund të them nëse do të fitojmë me këtë makinë, por F138 është e një planeti tjetër në krahasim me atë që kishim sezonin e shkuar. Na mbetet shumë punë për të bërë dhe shumë gjëra për të ndryshuar. Makina është e mirë dhe shpresoj që të fitojmë që në Melburn”, deklaroi Massa pas testimeve të para.

“Në vitin 2012 e nisëm shumë keq kampionatin dhe kjo na bëri që të humbnim një muaj kohë, ndërsa këtë vit do të jetë ndryshe”, shtoi braziliani i Ferrarit.

Top Channel