“El Pais”: Mourinho drejt rikthimit tek Chelsea

06/02/2013 19:25

Jose Mourinho është pranë rikthimit në radhët e Chelsea, informoi ditën e mërkurë e përditshmja spanjolle “El Pais”.

Sipas kësaj gazerte, trajneri i Realit është vënë në kontakt nëpërmjet agjentit të tij me klubin londinez dhe ka pasur disa kontakte paraprake.

Burime pranë agjentit të portugezit, të cituara nga “El Pais”, shkruajnë se “Mourinho është këshilluar që të thyejë personalisht akullin me Abramovich, i cili do të ishte i kënaqur ta merrte në konsideratë kandidaturën e tij, nëse do të jetë Jose ai që do të hedhë hapin e parë drejt riafrimit”.

Njëkohësisht, gjithashtu gjatë ditës, e përditshmja britanike “The Times” theksoi se midis Mourinhos e Abramovich ka pasur tashmë disa shkëmbime mesazhesh.

Top Channel