Beteja e humbur e Gascoigne me alkoolin
06/02/2013 00:00
Paul Gascoigne, mesfushori legjendar i kombëtares angleze vazhdon betejën e tij ndaj varësisë së alkoolit dhe nisma e fundit është ajo e izolimit në një institut rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara.
“Gaza” mbërriti në aeroportin e Foeniks në Arizona mbrëmjen e së martës i shoqëruar nga një mik. Por beteja e radhës e tij me alkoolin duket e humbur ende pa nisur mirë. Ish-mesfushori u la vetëm për pak caste nga personi që e shoqëronte, por kaq pak sekonda mjaftuan për të që t’i drejtohej banakut në aeroport e të porosiste një birrë.
I afërmi që e shoqëronte në momentin që u rikthye ia hoqi nga dora birrën dhe e mori për krahu deri tek makina që e priste në dalje të terminalit.

Top Channel