Barcelona hedh sytë nga Hummels

06/02/2013 08:30

Mats Hummels është kandidati kryesor për përforcimin e mbrojtjes nga drejtuesit e Barcelonës. 24-vjeçari është ndjekur nga vëzhguesit e klubit spanjoll në gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni dhe rezultatet e vëzhgimit sigurisht që kanë qenë shumë të kënaqshme.

Edhe pse kapiteni Puyol rinovoi deri në vitin 2016, Zubizarreta dhe ekipi i tij teknik mendojnë se mbrojtja është reparti që ka nevojë për përforcime serioze. Mascherano nuk ka paraqitur formën e duhur, ndërsa i riu Marc Bartra duket se nuk e ka fituar besimin e trajnerit Tito Vilanova.

Cmimi i qendërmbrojtësit të kombëtares gjermane është rreth 30 milionë euro, shifër që mund të përballohet nga Barça.

Ndërkohë, Eric Abidal i është rikthyer stërvitjes. Mbrojtësi francez është ushtruar së bashku me të rinjtë e Barcelonës për shkak të mungesës së 14 lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Top Channel