Victoria: Më mungon Amerika

05/02/2013 16:45

Javën e kaluar bashkëshorti i saj nënshkroi kontratë me Paris Saint Germain dhe familja Beckham u kthye kështu në Europë pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të David, por Victoria e ndjen që tani mungesën e diellit të Kalifornisë.

38-vjeçarja, ish-pjesëtare e grupit Spice Girls, u shpreh për revistën ‘Elle’ se i pëlqente shumë Los Angeles: “Më mungon shumë ai vend. E dua shumë Amerikën, por jam e kënaqur që tashmë do të kaloj sërish kohë në Paris dhe Londër. Djemtë po e pëlqejnë shkollën e re.”

Aktualisht Victoria ndodhet në Nju Jork për javën e modës së bashku me vajzën e vogël Harper. Kur u pyet se si ja bën për të ndjekur karrierën dhe fëmijët njëkohësisht, bashkëshortja e David Beckham tha se planifikon gjithçka me detaje.

“Është e vështirë të gjesh ekuilibrin e duhur. Mendoj se duhet planifikuar gjithçka me detaje dhe plani që ke bërë të ndiqet me përpikmëri”, deklaroi Victoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA