Tiranë, incident me eskortën e Berishës

05/02/2013 00:00

Pak minuta pas mbarimit të takimit të zhvilluar në selinë blu mbrwmjen e
sw hwnws, një makinë që lëvizte kundravajtje i ka prerë rrugën eskortës
së kryeministrit Berisha, duke alarmuar truprojat e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa eskorta kryeministrore kalonte përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit, përpara Hotel Dajtit. Papritur një makinë ka hyrë kundravajtje, duke rrezikuar eskortën e Kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, Ervis Hoxhën, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

Top Channel