Testimet zyrtare të Moto GP

05/02/2013 00:00

Kanë filluar testimet zyrtare në prag të sezonit të ri të Moto GP në
pistën Malajzjane të Sepangut. Gjashtë pilotë kanë filluar dje ndërkohë
që pilotët që përdorin sistemin e Magneti Marrellit ECU, testojnë prej
ditës së diel.
 

Ky sistem i ri elektronik është testuar nga Danilo Petruci dhe Lukas Pesek. GJithashtu në pistë ishin pilotët e MGM Forward Racing, Kolin Edëards dhe Klaudio Korti. Amerikani Eduards ka kaluar pjesën më të madhe të ditës së parë të testimeve duke parë se si montohej motori i tij i ri.

Piloti japonez Hiroshi Aojama ka zhvilluar disa testime ekstra për të parë edhe gjendjen e tij fizike, pasi është dëmtuar 2 javë më parë në një garë motokrosi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta