Inter, emergjencë në portë. Kush janë Calligaris dhe Taho, të rinjtë premtues të skuadës së parë?
Vonesat e në fund të takimit nga futbollistët e skuadrës fituese janë shndërruar në strategji për të mbrojtur rezultatin në pritje të fërshëllimës finale të gjyqtarit.
Gjeste të tilla pasohen më fërshëllima e sharje nga tifozët, sidomos kur bëhet fjalë kur kjo strategji zbatohet nga një skuadër mike. Por mund të ndodhë që të ketë tifozë që vec sharjeve dhe reagimeve nga shkallët e stadiumit, të kalojnë në veprime konkrete duke u hedhur në fushë.
Kështu ndodhi në një takim në ligat inferiore të Anglisë, ku një tifoz kapërceu gardhin e reklamave dhe iu vërsul portierit kundërshtar pasi ky i fundit po vononte lojën në kohën kur skuadra e tij ishte në avantazh.
Tifozi lëshohet drejt portierit duke e rrëzuar atë në tokë, ndërkohë që pas tij vërsulen dy persona të stafit të sigurisë që e neutralizojnë.
Top Channel