Nishani takon ish-të përndjekurit

05/02/2013 19:40

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim përfaqësues të të përndjekurve politikë, me të cilët sipas njoftimit per shtyp diskutoi rreth çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë këtë pjesë të shoqërisë shqiptare.

Temë e diskutimit ishte miratimi sa më parë i ligjit të lustracionit, përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit, heqja e titujve të nderit të persekutorëve të dhënë nga regjimi diktatorial trajtimi më me dashamirësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore për punësimin e të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre si dhe kthimi apo kompensimi i pronës me përparësi për këtë kategori.

Një prej çështjeve të diskutuara ishte dhe ngritja e një muzeu në Tiranë kushtuar qëndresës ndaj diktaturës, rigjenerimi atje ku është e mundur i burgjeve dhe kampeve të internimit, në mënyrë që ato të mbeten dëshmi kujtese e së kaluarës së hidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA