Mercedes me makinë të re
05/02/2013 00:00
Niko Rosberg është piloti i parë i Mercedes-it që ka zbritur në pistën e
Herezit në Spanjë për të testuar makinën e re të këtij sezoni W04.
Përpara se të bëhet prezantimi zyrtar i kësaj makine, në një ceremoni tashmë të kthyer në traditë, Rosberg dhe shoku i tij i ri i skuadrës Luis Hamilton kanë zbuluar në bokse makinën e re duke xhiruar me të 100 km, aq sa lejon rregullorja përpara testimeve zyrtare.
Makina e re Mercedes ka një pamje aerodinamike më agresive kryesisht në pjesën e pasme. Në deklaraën e parë që ka dhënë Rosberg thekson objektivin e tij për këtë sezon, për të qenë sa më konstant në rezultate.
Top Channel