Zlatan Ibrahimovic ka pranuar në prag të ndeshjes miqësore që Suedia e tij do të luajë ndaj Argjentinës se Leo Messi është futbollisti më i mirë në Botë për momentin.
“Është një lojtar fantastik. Individualisht është me siguri më i miri në Botë, prandaj fiton shumë çmime”, deklaroi sulmuesi i Paris Saint Germain.
Në lidhje me ndeshjen, Ibra u shpreh se Argjentina ka më shumë presion në takime të tilla: “Ata duhet të fitojnë me patjetër sepse kanë shumë lojtarë cilësorë dhe kanë shumë konkurrencë për vende në formacion, ndryshe nga Suedia. Ne nuk mund të na shkojë në mendje të kemi dy formacione cilësore.”
Duke folur për skandalin e basteve të zbuluar nga Europol, Ibra deklaroi: “Nuk kam qenë kurrë pjesë e këtyre gjërave. Vetëm kam lexuar shtypin dhe shpresoj shumë mos të jetë e vërtetë.”
Top Channel