F1, Button më i shpejti në testimet e Jerez

05/02/2013 19:35

Jenson Button ishte protagonisti i ditës së parë të testimeve të Formulës 1 në pistën spanjolle të Jerez. Piloti britanik i McLaren tregoi se makina britanike vazhdon të jetë shumë e shpejtë duke regjistruar kohën më të mirë, edhe më e ulët se kohët e makinës së sezonit të kaluar.

Koha e dytë më e mirë u regjistrua nga Red Bulli i australianit Mark Webber, ndërsa i treti e përfundoi ditën e testimeve Romain Grosjean me Lotus.

I katërti u rendit Di Resta me Ricciardo pas tij duke paralajmëruar luftën mes Force India dhe Toro Rosso për vendet e mesit.

I gjashti Felipe Massa. Braziliani i Ferrarit bëri prova aerodinamike gjatë gjithë ditës duke lënë të kuptohet se Ferrari ka ende shumë punë për të bërë. Koha më e mirë e Massa është 1.6 sekonda më e ngadaltë se ajo e Button.

Të mërkurën do të zhvillohet dita e dytë e testimeve në pistën e Jerez.

Top Channel