Durrës, sekuestrohen 30 kg marijuanë

05/02/2013 23:35

Mbrëmjen e së martës janë sekuestruar rreth 30 kg drogë e llojit marijuanë në portin e Durrësit.

Droga ishte e fshehur në serbatorin e një makine tip Benz, që drejtohej nga Arben Metaj, 42-vjeçar nga Vlora.

Sipas policisë, destinacioni i trafikimit të sasisë së drogës ishte Bari, me anë të një linje tragetesh.

Njoftohet se policia ka ndaluar poseduesin e drogës, që dyshohet se vjen nga Lazarati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA