Cristiano: Reali, ekip më i mirë se Manchester

05/02/2013 19:10

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për revistën e Ligës së Kampioneve ku ka folur për supersfidën e 1/8 së finaleve mes Real Madrid dhe Manchester United, një sfidë që do të jetë e veçantë për portugezin e madrilenëve për vitet që ka kaluar me “Djatë e Kuq”.

“Mendoj se Reali ka skuadër më të fortë se Manchester, por këtë duhet ta tregojmë në fushë sepse United është një ekip i bashkuar dhe shumë solid”, u shpreh Cristiano, i cili sot mbushi 28 vjeç.

Portugezi zbuloi se ishte i sigurtë që shorti i Champions do e përballte me ish-skuadrën e tij dhe shtoi se është i lumtur që do të luajë kundër ish-shokëve: “Doja që të ndeshesha me Manchester United pasi kam shumë kujtime të bukura nga ajo skuadër.”

Gjithashtu Cristiano Ronaldo nuk i kurseu lavdet për Sir Alex Ferguson, trajnerin e ekipit anglez: “Më ka mësuar gjërat elementare të futbollit pasi isha vetëm 18 vjeç kur shkova në Manchester. Është një nga personat më të rëndësishëm për mua në botën e futbollit. Do të jetë kënaqësi e madhe ta takoj sërish.”

Top Channel