Valencia frenon Barçën

04/02/2013 00:00

Një 11-metërsh i dyshimtë dhe pritjet e Viktor Valdes në minutat e fundit i japin mundësinë Barçës të dalë me 1 pikë nga Mestaja.

Skuadra katalanase barazoi 1-1 me Valencian dhe nuk arrin që të thellojë diferencën e pikëve me Realin që humbi të shtunën me Granadën.

Vendasit shënuan të parët me Banega, por avantazhi i tyre zgjati vetëm 6 minuta pasi Messi barazoi me 11-metërsh.

Në pjesën e dytë Valencia kishte disa raste të mira për të shënuar, por portieri i Barçës nuk u lejoi që porta e tij të prekej.  

Top Channel