Prandelli, entuziast për Balo-El Sharaawy

04/02/2013 18:50

Në prag të miqësores së luksit me Holandën, trajneri i Italisë, Alberto Prandelli, shprehu të gjithë gëzimin e tij për kalimin e Balotellit tek Milani, ku do të mund të luajë me partnerin e tij në sulmin e “axurrëve”, Stephan El Shaarawy.

“E kisha dëshiruar një kombinim të tillë që në verë, kur pamë ndaj Francës potencialin e tyre të madh së bashku. Duke marrë parasysh kohën e shkurtër në dispozion të futbollistëve tek kombëtarja, është me të vërtetë një fat që do të luajnë në të njëjtin klub. Megjithatë, është e qartë që zgjedhja Balotelli-El Sharaawy nuk është përfundimtare dhe ata duhet të tregojnë në fushë se e meritojnë të luajnë përkrah njëri-tjetrit në këtë kombëtare”, deklaroi Prandelli.

Përsa i përket rikthimit të SuperMarios në Itali, Prandelli shtoi: “Jam i lumtur për të. E kam parë të buzëqeshur. Ka rigjetur qetësinë, duke parë se kohët e fundit kishte luajtur vërtet pak. Tani do të ketë avantazhin që do të luajë në mënyrë të vazhdueshme dhe motivimi që ka do t’i bëjë vetëm mirë”.

Në intervistën e tij në shtypin italian, trajneri i katër herë kampionëve të botës komentoi edhe luftën për titullin kampion në Serinë A dhe shkarkimin e Zeman prej Romës.

“Gjithmonë kam thënë se Juventusi ka potencialin dhe një dëshirë të madhe për të fituar. Megjithatë, Napoli në këtë periudhë ka arritur të tregojë se është shndërruar në një skuadër të pjekur dhe të rrezikshme. Besoj se do të jetë një luftë e bukur deri në javën e fundit. Zeman? Deri pak kohë më parë, të gjithë ishin entuziastë, prandaj nuk mund të quhet një dështim. Për Romën, është një ndër ato sezonet e veçantë që ndonjëherë ndodhin, por pavarësisht këtij bllokimi momental, kjo skuadër ka me të vërtetë një të ardhme të madhe përpara”.

Futbollistët e grumbulluar nga Italia për miqësoren e 6 shkurtit me Holandën

Portierë
Buffon (Juventus), Marchetti (Lazio), De Sanctis (Napoli), Sirigu (Paris SG)

Mbrojtës
Barzagli, Peluso (Juventus), Ranocchia (Inter), Abate (Milan), Santon (Newcastle), Astori (Cagliari), Gastaldello (Sampdoria)

Mesfushorë
Pirlo, Giacherini (Juventus), Montolivo, Nocerino (Milan), De Rossi, Florenzi (Roma), Verratti (Paris SG), Candreva (Lazio), Diamanti (Bologna)

Sulmues
Balotelli, El Sharaawy (Milan), Osvaldo (Roma), Giovinco (Roma), Gilardino (Bologna)

Top Channel