Miqësorja me Gjeorgjinë

04/02/2013 16:15

Ne prag të grumbullimit treditor për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, trajneri i përfaqësueses, Gianni De Biasi, shpjegoi edhe një here rëndësinë që ka kjo ndeshje për të, duke parë projektin rinovues të ekipit kombëtar A.

”Zgjodhëm Gjeorgjine pasi e kishim vendosur që në shkurtin e shkuar, kur luajtëm me ta. Ky është një moment i rëndesishem si për ne, pasi lojtaret tane janë pushim sepse aktivizohen kryesisht në kampionate si Zvicra, Azerbajxhani apo Ukraina që nuk kanë rifilluar akoma. Kjo është ndeshja e 10-të që zhvillojmë dhe këto ndeshje miqesore na ndihmojnë shumë për të provuar disa lojtarë e ndoshta për të gjetur elementët që t’i perdorim më pas edhe në ndeshjet zyrtare. Për më tepër, ekipit tonë i duhen sa më shumë ndeshje sepse pasi mjafton t’i rikthehesh ndeshjes Gjeorgjinë një vit më parë dhe tani, për të dalluar sa shumë elemente kanë ndryshuar”, deklaroi De Biasi.

Pak ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi tashmë me një rregull të shkruar se lojtarët që refuzojnë një herë kërkesën e Federatës sonë për të luajtur me kombëtaren kuqezi, nuk do të grumbullohen më. Për De Biazin kjo është një normë që duhet respektuar me këdo.

”Besoj se është një rregull për t’u futur në rrugën e duhur. Mendoj se nje lojtar që refuzon kombëtaren për arsye te ndryshme, ose është i këshilluar keq nga menaxheri i tij, ose nuk e ndien aq shumë lidhjen me shqiponjën dykrenare, pra me simbolin tonë. Kjo mungese ndjesie për fanelën është një shenjë shumë e rëndesishme për një lojtar që nuk duhet të jetë lojtar i kombëtares”, shtoi italiani.

Kombëtarja jonë në këtë ndeshje duket të ketë shumë mungesa, si Meha, Kukeli, Dallku apo Osmani. Gjithsesi, pavarësisht këtyre mungesave, De Biazi beson se kjo do të jetë një ndeshje e vlefshme për të parë ato që janë në gjendje aktualisht, pasi projekti i trajnerit Italian për rinovimin e kombëtares ka një listë me 35 lojtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA