Kupa e Shqipërisë, përcaktohen tre gjysmëfinalistë

04/02/2013 19:15

Ndeshjet e të hënës kanë përcaktuar tre skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu, Kukësi dhe Bylisi janë ekipet që do të vazhdojnë më tej rrugën në këtë këtë kompeticion.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa shkatërroi pa shumë mund 5-1 Kastriotin.

Krutanët bënë shumë gabime në mbrojtje duke i dhënë mundësinë Sebino Plakut të shënojë tre herë në portën e tyre.
Golat e tjerë të Skënderbeut u shënuan nga Radas dhe Pejiç.  

Bylisi fitoi 3-2 me Teuten në “Niko Dovana”, një sfidë kjo që ngjau më shumë me një seancë stërvitore.

Autorët e golave të skuadrës ballshiote ishte Olajinka dhe Fjodor Xhafa, ndërkohë që për durrsakët shënoi Veliaj dhe Mancaku.

Skuadra e Maganit del e turpëruar nga ky kompeticion, duke mos marrë asnjë pikë në këto katër ndeshje. 

Top Channel