Inter, emergjencë në portë. Kush janë Calligaris dhe Taho, të rinjtë premtues të skuadës së parë?
Të gjithë tifozët e Milanit pritën me padurim debutimin e Balotellit me fanelën kuqezi mbrëmjen e së dielës në ndeshjen ndaj Udinezes.
Një ndër ta ishte edhe Paolo Berlusconi, vëllai i Silvio Berlusconi-t dhe njëkohësisht zyrtar i lartë tek partia e ish-kryeministrit italian PDL. Paolo është duke ndihmuar vëllain e tij për të fituar mandatin e gjashtë si kryeministër i vendit.
Por sic ndodh shpesh gjatë fushatës së PDL, edhe këtë herë u fol për Milanin, e sidomos për padurimin për të parë blerjen e re në fushë; Balotelli.
Ndër të paduruarit ishte edhe Paolo Berlusconi, i cili pasi nënvizoi se kushërinjtë tyre (Inter) u mundën dhe se rruga e Milanit drejt një vendi në Europë sezonin e ardhshëm është më afër se kurrë, i shpëtoi një gafë.
“Interi sot humbi dhe ne jemi pranë një vendi për në Ligën e Kampioneve, prandaj le të shkojmë të shohim atë të ziun (Balotelli) e familjes sonë”, deklaroi Paolo Berlusconi.
Top Channel