CEZ: Ndërprerje në periferi të Tiranës

04/02/2013 22:35

Kompania e Shpërndarjes ka njoftuar se ditën e martë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona periferike të Tiranës.

Do të jenë zonat e Bërzhitës, Mulletit, Baldushkurt dhe fshati Ibë, ato që do të vuajnë mungesën e energjisë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Shkak i ndërprerjeve nuk është bërë ndonjë problem apo avari në sistemin e shpërndarjes, por punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Firma e ndërtimit të kësaj rruge ka kërkuar shkëputjen e energjisë në nënstacionin Ibë, si masë sigurie gjatë procesit të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA