Lista e kombëtares për miqësoren ndaj Gjeorgjisë

03/02/2013 00:00

Elseid Hysaj dhe Erjon Dushku janë risitë e trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi për miqësoren me Gjeorgjinë, sfidë kjo që do të luhet të mërkurën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Hysaj është i datëlindjes 1994 dhe aktualisht luan në repartin e mesfushës me skuardrën italiane të Empolit. Në listën e publikuar nga tekniku italian bie në sy rikthimi i Elis Bakajt dhe Gjergji Muzakës, ndërkohë që mungojnë Jahmir Hyka dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli për shkak të dëmtimeve.

Nuk janë ftuar për këtë miqësore sulmuesi i Katanias Edgar Çani dhe mbrojtësi Armend Dallku. Ende nuk dihen shkaqet, por të hënën në një konferencë për shtyp trajneri i përfaqësueses tonë do të japë një koment për zgjedhjet e bëra për këtë miqësore.

Kjo sfidë pritet të jetë një provë për kombëtaren tonë para ndeshjes zyrtare me Norvegjinë e cila do të luhet në fushën e kësaj të fundit në muajin mars.

Ja lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë

1. Samir Ujkani (Chievo)
2. Etrit Berisha (Kalmar)

Mbrojtës

3. Lorik Cana (SS Lazio)
4. Erjon Dushku (Tirana)
5. Debatik Curri (Genclerbirligi)
6. Andi Lila (PAS Jannina)
7. Mergim Mavraj (Sppg Greuther Furth)
8. Renato Arapi (Skenderbeu)
9. Elseid Hysaj (Empoli)
10. Tefik Osmani (Teuta)

Mesfushorë

11. Alban Meha (SC Paderborn 07)
12. Emilian Vila (PAS Jannina)
13. Gjergj Muzaka (Flamurtari)
14. Ansi Agolli (Qaraback)
15. Odise Roshi (FSV Frankfurt)
16. Ervin Bulku (Sepahan)
17. Erjon Vucaj (Laci)
18. Elis Bakaj (Chernomorets Odessa)

Sulmues

19 Armando Sadiku (Lugano)
20 Armando Vajushi (Litex Lovech)
21 Erjon Bodgani (Siena)
22 Bekim Balaj (Sparta Praga)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta