Igli Tare: “E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë. Tifozët meritojnë një ekip tjetër”
Gjithkush ka një datë lindjeje, ditë kur pret dhurata dhe urime nga familjarë, të afërm e miq. Të rrallë janë ata që festojnë dy të tilla, sic është Mbretëresha Elisabet e Mbretërisë së Bashkuar, që feston ditën e lindjes dhe atë të kurorëzimit në krye të monarkisë.
Por futbollisti afrikan Chancel Mbemba ka katër të tilla, fakt që po i shkakton shumë telashe, aq sa FIFA ka nisur një hetim për të sqaruar ditëlindjen e vërtetë të futbollistit.
“Jemi duke hetuar dhe rishqyrtuar dokumentet e futbollistit. Hetimi është në fazën fillestare dhe do të duhet pak kohë për të kuptuar fillin e kësaj ngatërrese”, thuhet në një deklaratët të FIFA-s të lëshuar ditën e enjte.
E sigurtë është që Mbemba është lindur në Republikën Demokratike të Kongos, sa për datën…Në dy klubet ku ka nisur karrierën në vendlindje është regjistruar i si i lindur në vitin 1988, ndërkohë që në listën e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2011 është regjistruar si i lindur në 30 nëntor 1991.
Këtu nisën telashet për të. Paraqitja e mirë në Kupën e Afrikës atë vit dhe mosha e re (?) e tij bënë që të binte në rrjetën e zbuluesve të talenteve të skuadrës së Andërlehtit. Me kalimin në Belgjikë u regjistrua si i lindur më 8 gusht të vitit 1994.
E gjithë kjo “mesele” pritet të marrë sqarim nga FIFA, ndërkohë që vetë futbollisti mendon(!!!) se ka lindur në vitin 1990.
Top Channel