Zvogëlimi i hapësirave publike

01/02/2013 00:00

Plani i ri rregullues i kryeqytetit parashikon zvogëlim të hapësirave të gjelbra, ku mjaft lulishte do të jepen për ndertim.

Pakësimi i sipërfaqeve të gjelbra në një qytet si Tirana, ku numri i popullsise, i ndertimeve dhe i makinave  jane ne rritje, po çon ne rritjen e depresionit por edhe te semundshmërive tek qytetaret.

Sociologu Leke Sokoli tha se zvogëlimi i ketyre hapesirave po con ne amortizimin e jetes psikologjike dhe fizike te njeriut.

“Kjo çon në amortizim fizik, por mbi të gjitha amortizim moral dhe psikologjik të individit.Njeriu duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të rigjeneruar vetveten, qoftë fizikisht për shkak të ngarkesës, qoftë nga ana psikologjike dhe intelektuale. Mungesa e hapësirave është një problem që në njëfarë mënyre shpejton degradimin e njeriut. Kemi bërë një studim “Varfëria dhe fëmijët në Shqipëri”, ku del se ne po rrisim një brez që nuk di të vrapojë dhe kjo vjen thjesht për mungesë të hapësirave publike të mjaftueshme”, tha Sokoli.

Ambientalisti Zamir Dedej tregon se rritja e ndertimeve ka sjelle jo vetem ndotje te ajrit, por po çon ne rritjen e nje brezi qe nuk di te vrapoje.

“Nëqoftëse se do të vazhdojmë me këto ritme do të kemi një qytet vërtetë me shumë ndërtime, por një qytet që nuk do të duam të jetojmë në të. Kështu që i gjithë sistemi është një rreth vicioz, unë nuk e kuptoj pse vazhdohet të kërkohet me ngulm që të ndërtohet mbi sipërfaqe të gjelbërta, kur tashmë është evidentuar edhe nga organizatat e tjera dhe nga institucionet shtetërore, problemi që ka në shëndetin e njerëzve, si ndotja nga makina, por edhe nga ulja e sipërfaqeve të gjelbërta që luajnë funksionin e tyre në pastrimin e ajrit. Komuniteti ka ankesa se nuk ka ambiente per te qendruar moshat e treta apo ku te vrapojne femijet”, thotë Dedej.

Tirana eshte nje kryeqytet me nje popullsi ne rritje dhe raporti mes individit dhe siperfaqeve te gjelbra eshte shume i ulet. Shoqeria civile kerkon qe keto standarte europiane te respektohen, pasi po ndryshon cilesia e jetes se qytetareve po degradon.

Top Channel