Neymar: Nuk largohem me parametra zero

01/02/2013 19:05

Neymar nuk do të lejojë që kontrata e tij me Santosin të skadojë, në mënyrë që ai të transferohet pa pengesë në cilindo klub europian që do të dëshirojë.

20-vjeçari, i cili po ndiqet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, përfshi Barcelonën, Bajernin, Manchester City dhe Chelsea, deklaroi në shtypin vendas se lidhja e tij me Santosin është shumë e fortë, ndaj mund të largohet vetëm nëse do t’ia shpërblejë të gjithë atë që klubi ka bërë për të, duke mbushur sa më shumë arkën e skuadrës së tij të zemrës.

“Pas gjithçkaje që ka bërë klubi për mua dhe familjen time, largimi me parametra zero nuk është një opsion”, deklaroi Neymar për gazetarët.

“Për momentin, edhe vetë largimi është i largët dhe ende kam shumë gjëra të tjera për të menduar.  Në fillim dua të fitoj edhe disa tituj të tjerë dhe më pas do të vendos bashkarisht me klubin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA