Itali, pranga 4 shqiptarëve, u kapën me drogë
31/01/2013 00:00
Policia italiane ka sekuestruar ditën e mërkurë në portin e Brindisit 15
kile heroinë, ndërsa janë vënë në pranga 5 persona, nga të cilët 4
shqiptarë.
Sipas të dhënave që vijnë nga policia italiane sasia e madhe e lëndës narkotike është sjellë në portin e Brindisit me një peshkarexhë shqiptare.
Polica e vendit fqinj ka arrestuar 5 shtetasit e përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që identiteti i 4 shqiptarëve ende nuk bëhet me dije. Policia e Brindisit ka deklaruar se kjo është sasia më e madhe e heroinës e konfiskuar në këtë zonë gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Top Channel