Vizatimet me laps që duken si fotografi

30/01/2013 14:20

Me shikim të parë këto pamje bardhë e zi të personazheve të njohur duken si fotografi të realizuara nga një profesionist, por në fakt janë vizatime të detajuara me laps nga një artist i ri.

Puna e jashtëzakonshme e Kelvin Okafur po e bën atë po aq të famshëm sa edhe personazhet që ai vizaton: Beyonce, Amy Winehouse, Princesha Diana dhe Nënë Tereza.

27-vjeçari, duke përdorur vetëm lapsa, nxjerr në dritë skica që duken si fotografi dixhitale. I riu anglez ka çelur disa ekspozita në Londër dhe ka fituar disa çmime kombëtare për punën e tij fantastike.

Cdo skicë e tij kërkon 80-100 orë kohë për tu përfunduar ose 3 javë pune në studio. Ai punon rreth 15 orë në ditë dhe thekson se është i “fiksuar pas precizionit”.

“Dua që vizatimet e mia t’i japin përshtypjen njerëzve se janë duke parë diçka reale, të gjallë”, shkruan Okafor në blogun e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA