“Lufta” e Klasikeve

30/01/2013 08:40

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen për herë të katërt këtë sezon ndaj njëra-tjetrës. Dy takime në Superkupën e Spanjës, një në kampionat dhe tashmë vjen gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mira të Spanjës dhe jo vetëm.

222 ndeshje zyrtare – Madrilenët dhe katalanasit janë ndeshur 222 herë mes tyre me një bilanc prej 88 fitoresh të Realit, 87 të Barcelonës dhe 47 barazime. Në ndeshjet si e sotmja, ku “Los Blancos” luajnë në fushën e tyre, bilanci është 61-25 (24 barazime) për Realin.

30 ndeshje Kupe – Real Madrid dhe Barcelona janë ndeshur 30 herë mes tyre në Kupën e Mbretit. Reali ka fituar 10 herë, Barcelona 14 dhe 6 takime janë ndarë në barazim.

Të eliminosh Barcelonën – Që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime (çerekfinale apo gjysmëfinale: 13 në Champions, 17 në Kupë dhe 4 në Superkupë). Katalanasit i kanë kaluar të gjitha me sukses përveç 4 rasteve: Sevilla (Kupë 2009-2010), Inter (Champions 2009-2010), Chelsea (Champions 2011-2012) dhe Real Madrid (Superkupë 2012). Reali do të ishte skuadra e parë që e eliminon dy herë Barcelonën në periudhën e saj më të lavdishme që nisi me ardhjen e Pep Guardiolës.

Rekordi i Cristiano Ronaldo
– Portugezi ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të “Klasikes”, një rekord që nuk e ka arritur më parë askush nga 830 lojtarët që kanë marrë pjesë në këtë duel të madh. Messi ka shënuar në 3 Klasike radhazi.

Top Channel