Klasikja e parë e 2013-s në paqe

30/01/2013 23:50

Është ndarë në paqe klasikja e parë spanjolle për 2013-n, mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Në “Bernabeu”, pas një pjese të parë me shumë raste por pa gola, gjithçka ndryshon me fillimin e pjesës së dytë.

Fabregas ia del mbanë të zhbllokojë rezultatin pas një asisti të Mesit. Nuk dorëzohet skuadra e Mourinjos, e cila vazhdon me të njëjtin ritëm, deri sa arrin të gjejë golin e barazimit, kur kishin mbetur 8 minuta nga fundi i lojës.

Një krosim i Ozil gjen të lirë në zonë mbrojtësin e ri Varane, i cili ishte ndër më të mirët në fushën e lojës për Realin. Me këtë barazim Mourinjo duket të ketë evituar një tjetër goditje të rëndë.

Gjithsesi, ndeshja e kthimit në “Kamp Nou”, nga ku do të dalë dhe skuadra finaliste nga ky çift, do të luhet më 27 shkurt.

Top Channel