Letërsia dhe arti janë pasioni i tyre. Janë shumë të vegjël, megjithatë janë pjesë e një angazhimi shumë serioz që për ta mbush kohën e lirë.
Këta vogëlushë bëjnë pjesë në rrethin letrar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë. Për Ertën, në këtë vend mësohet përmes argëtimit: “Ne kënaqemi shumë dhe mësojmë shumë gjëra interesante. Zhvillojmë edhe pjesë teatrale.”
Orestia thotë se nuk shpenzon shumë kohë me lojëra të moshës. Libri zë vendin kryesor në orët e saj të lira. Të habit mënyra sesi kjo vogelushe gjen fjalët për të përshkruar lidhjen e saj me librin: “Cdo gjë në këtë rreth letrar më pëlqen shumë sepse ka të bëjë me librin. Nëse do të vija çdo ditë në këtë rreth letrar, për mua nuk do të ishte rutinë.”
Për të gjithë këta fëmijë, letërsia është një motiv shumë i bukur që i lidh me njëri-tjetrin. Përmes aktrimit, kërcimit, letërsisë dhe krijimeve, të gjithë gjejnë shkëndijën e argëtimit që në këtë rast shërben për të edukuar në mënyrë të kualifikuar.
Robert Burns, poeti që identifikon Skocinë
Britania sapo ka festuar datëlindjen e 254-t të tij e pavarësisht shekujve dhe dekadave të shkuara, mbetet krenaria e kulturës kombëtare.
Skocezi Robert Burns, poeti lirik i dashurisë dhe shpirti i lirë që u këndoi aq bukur dashurisë dhe të varfërve ka jehuar anë e kënd botës. Poemat dhe vargjet e tij kanë qenë dhe mbeten ende një frymëzim i bukur, një perlë në kolanën e çmuar të letërsisë botërore.
Spikat veçanërisht për shkrimin e poemave në dialektin skocez, por nuk la pas edhe shkrimet në gjuhën standarte angleze. Pionier i lëvizjeve romantike edhe pas vdekjes ai ka qenë një frymëzim dhe ikonë e kulturës skoceze dhe botës mbarë. Megjithë jehonën, idetë dhe veprat e tij e patën në shekullin XIX dhe XX.
Robert Burns është lindur në një provincë në jug të Skocisë në një familje të madhe me 7 fëmijë. U rrit në varfëri dhe për shkak të kushteve ekonomike babai i tij Ëilliam migroi shpesh së bashku me familjen, gjë e cila ka ndikuar shumë në jetën e poetit. Robie, siç e thërrasin pjesa më e madhe e skocezëve, nuk e frekuentoi rregullisht shkollën. Shumicën e njohurive bazë si shkrimin, leximin, matematikën, gjeografinë dhe historinë i mori nga i ati, i cili u diktonte mësime fëmijëve privatisht në shtëpi.
Pas disa vitesh edukimi në këto kushte, Robie ndoqi disa klasa sezonale për të studiuar gramatikë, frëngjisht dhe latinisht. Shkolla s’ka qenë asnjëherë pika e tij e fortë edhe pse ai shkëlqeu në letra.
Një prej poemave të tij më të mirënjohura dhe që lexohet e pëlqehet anë e kënd botës është: “A Red, Red Rose” (Trëndafili i kuq). Krijimet e tij të hershme lidhen me ngjarje të rinisë, siç ka qenë lidhja dashurore me Alison Begbie. Pavarësisht 4 këngëve të shkruara për të dhe dëshirës për martesë, ajo e refuzoi poetin. Në fakt Robet Burns do të shquhet në jetën e tij private për lidhjet e shumta dashurore dhe martesore. Ai ka pasur shumë gra dhe shumë fëmijë. Gjë e cila nuk e pengoi dëshirën dhe pasionin e tij për të shkruar poezi dhe këngë të ndryshme, përkundrazi.
Me kalimin e viteve të shkruarit për poetin skocez u bë një gjë e zakonshme dhe në 1783-shin kishte realizuar disa botime.
Puna fizike e vështirë në fermën e familjes, rrethanat e tjera jetësore të cilat lidhen me fëmijërinë dhe rininë; natyra, pija por edhe gratë, ndikuan në pasionin e tij për poezinë, tipare të cilat shoqëruan përgjatë gjithë jetës.
Revolucionar në shpirt, me dëshirën për të ndryshuar realitetin e të varfërve, Burns spikati edhe për ideologjitë e tij të cilat pas vdekjes së tij u bënë shpirti i doktrinave të liberalëve dhe socialistëve.
Top Channel