Megan Fox: Nuk jam më aktore, jam një nënë

29/01/2013 16:00

Ka interpretuar në disa filma të suksesshëm të Hollivudit, por Megan Fox shprehet se arritja më e madhe në jetën e saj është lindja e djalit.

Aktorja e cila u bë e famshme në sagën ‘Transformers’ ka zbuluar se të lindte një fëmijë ishte ëndrra më e madhe që kishte. Në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, 26-vjeçarja tha: “Jam shumë me fat. Kënaqësia më e madhe që kam provuar ndonjëherë është të qëndroj pranë djalit. Gjithë jetën time kam dashur të kisha një fëmijë dhe tani e kam. Tani dua edhe të tjerë.”

Megan Fox aktualisht po promovon filmin e saj më të ri me titull ‘This Is Forty’, por u shpreh se nuk ndihet më si aktore.

“Është e vështirë për mua. Nuk e mendoj veten si aktore, por më duket sikur puna ime e vetme është të rri pranë djalit”, nënvizoi bukuroshja brune.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA