Kupa e Afrikës, eliminohen kampionët në fuqi
29/01/2013 00:00
Burkina Faso që barazoi pa gola me Zambian dhe Nigeria që mundi me dy 11-metërsha Etiopinë janë kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Zambia, është elliminuar pasi nuk kaloi dot grupin C.
Në këtë mënyrë, Zambia largohet nga turneu pa humbur asnjë ndeshje, por edhe pa fituar.
Ndërsa “shqiponjat” nigeriane arritën të kualifikoheshin pasi mposhtën Etiopinë me dy penallti të shndërruara në gol nga Victor Moses (79’ dhe 90’), sulmuesi i Chelsea.
Top Channel