“Vrasja” e dytë e Ali Pashës

28/01/2013 20:30

Ali Pashë Tepelenën, politika e risolli në vëmendje duke i dhënë hov domosdoshmërisë per ta rivënë në atë piedestal që i takon në historinë e kombit shqiptar.

Po pertej fjaleve e deklaratave publike a po i ruajme sa duhet veprat e shumta te tij ne zona te ndryshme?

A po u japim atyre rendesine qe u takon si hapi i pare per te konservuar historine e Ali Pashe Tepelenes, gjurmet e tij.

 Ne fakt, siç ndodh shpesh ne Shqiperi, realiteti ne terren duket i ndryshem nga deklaratat pas poltronave te politikes se Tiranes.

Udhetimin e fillojmë nga ujesjellesi i famshem i Bënçës, nje veper me vlerë të rrallë historike e ndertuar nga Ali Pasha në kohen e sundimit të tij, një monument kulture që sot lartesohet dhimbshem strukur mes një harrese te plote.

Trupi i gjithe këtij ndertimit me moshe 2-shekullore duket i rrahur paq nga koha, mes demtimeve te shumta qe jane hedhur si rrenje sa gjate gjere kudo.Veshtirë të thuhet se kur është venë dorë për here të fundit, të paktën jo këta 20 vjet.

Pak kilometra me tej ngrihet kalaja e Tepelenes, dikur hije rende e sot vetem nje hije e vetvetes.

Ndertimet pa kriter shperthejne nga te gjitha anet ndersa cepash, çarjet, gurët e sarajeve të dikurshme perdorur për muret e kopshteve, tregojne realitetin e dhimbshem te degradimit te vrrullshem te kësaj fortese legjendare, ndertuar në fund të shekullit te 18 dhe fillimin e shekullit të 19 nga Ali Pasha, që lidhi me këtë vend një pjesë të madhe të jetës së tij.

Brenda, gjithçka i përngjan me shume nje labirinti pa orientim pushtuar tinëzisht nga pronarë të rinj.

Gardhishte, mure betoni, bahçe me të mbjella, soleta, ngritur mbi rënojat e vjetra gjithçka tjeter e ben kalane dikur te ndërtuar për të sprapsur hordhitë, te humbe, te fundoset, te heshte pa kurrefare shprese, pa kurrefare vemendje nga organet perkatese përgjegjëse për shkaterrimin e saj.

Pushteti lokal eshte perpjekur te beje diçka, me se shumti sa i peket plehrave qe e mbysnin ne çdo ane, por pa mundur megjithatë te zgjidhin nje problem qe kalon pertej kompetencave te tij.

Nje problem i mbartur e qe ka lejuar per vite e vite me rradhe nje shkaterrim ne nivele thuajse te pabesueshme, sepse i pabesueshem eshte kaosi qe mbizoteron kudo.

Nga Kalaja e Tepelenes udhetimi yne vazhdon drejt kalase se Shen Triadhës perballe qytetit te Gjirokastres.

Fortesa e ngritur nga Ali Pashe Tepelena diku rreth viteve 1809 – 1810 për të mbajtur nën kontroll qytetin e rrugët që të çonin drejt tij, edhe pse i shpallur monument kulture, sot thuajse nuk egziston me.

Gurët e përdorur per të ngritur dikur nje prej fortifikimeve më të rendësishme që Pashai ndertoi në Shqiperi sot janë rrembyer per te ndertuar shtepite apo mbushur muret ne fshatrat prane.

Kisha e Shen Triadhës, te cilen nuk e preku as Ali Pashai qendron pranë kalasë qê me këtë ritem shkatërrimi shume shpejt do te jete thjesht nje kujtim i se shkuares e vetëm pjesë e librave historike.

Nga Shen Triadha ne Libohove vetem pak kilometra per te gjetur kalane qe Pashai ngriti per motren e tij Shanishane me rastin e marteses ne kete vend.

Zhgenjimi nuk pret e shkrihet dhimbshem me deshperimin qe ngjall pamja e ofruar edhe nga ky monumenti.

E kthyer ne vendmbajtje per bagetine, ajo eshte ndoshta treguesi me kuptimplote i fatit qe kane patur objekte te tilla historike ne realitetin shqiptar.

Nuk mbetet pas edhe kalaja trekendore ne Butrint e rikonstruktuar nga Aliu, sot e zaptuar nga hordhitë e shkaterrimit që duket se nën një neglizhenca ekstreme kanë pushtuar çdo gjë.

Vendi ku dikur Pashai priste guvernatore e gjenerale te famshem te kohes sot është vetëm një strehë mjerane e mbytëse e vetmise.

Ashtu edhe fortesa tjeter apo dogana e Aliut ne grykderdhjen e kanalit te Vivarit qe pret nga dita ne dite te zere vetveten e me pas te zhytet mes ujit duke i dhene fund, duke fshire nje tjeter gjurme te historise shqiptare.

Nëse do të ishte gjallë apo edhe ashtu në dhe tretur, Ali Pashai do të kërkonte diçka nga nga ky vend, përpara se t’i sillnin koken për t’u prehur në Shqiperi, ai do të lëshonte një klithme, një piskamë për bashkatdhetarët e tij që kanë lene të shkatërrohet e të rrënohet kështu jeta e historia që nuk i takon vetem atij, por edhe ne, edhe brezave që do vijnë e qe rrezikojne neser te mos gjejne me asgje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA