Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Në paketën e propozimeve për ndryshime në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile, Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi sugjeron që gjykatat të mos kenë më kompetencë për shqyrtimin e dëshmive të trashëgimisë, por këto cështje të zgjidhen direkt nga noterët.
“Propozojmë që të gjitha këto vendime gjyqësore të hiqen nga procedura gjyqësore dhe të gjitha t’i kalojnë noterit, bazuar kjo dhe në standardet e disa vendeve të BE-së. Së dyti edhe procesi i lëshimit të urdhërave të ekzekutimit është një proces i zgjatur. Mendoni, qytetarëve që pasi kanë kaluar 2 ose 3 vjet, gjyqë-fituesit i duhen sërish të përballet me gjykatën të paktën me katër hapa, pikërisht për të marrë urdhërin e ekzekutimit”, tha ministri Halimi.
Propozimi u mbështet edhe nga kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.
“Do të lehtësonte ngarkesën e gjykatave nga numri i këtyre cështjeve që është numër i madh dhe që në vetvete nuk paraqet vështirësi për t’u realizuar nga noteri”, tha gjyqtarja Beçaj.
Gjithashtu në draft propozohet që për të shmangur zvarritjet e gjyqeve nga mungesa e palëve, qytetarët të njoftohen me mesazhe telefonike apo e-maile. Kryetarja e Gjykatës së Lartë shtoi se ndryshimi i mësipërm për njoftimin e palëve elektronikisht duhet të parashikohet si një mundësi dhe jo si domosdoshmëri, sikurse është shkruar në projektligj.
Kryegjyqtarja Beçaj u shpreh kundër edhe për heqjen e rishikimit të vendimit civil në mënyrë përfundimtare jo nga Gjykata e Lartë, por ajo e Apelit.
“Ne mendojmë se kompetenca e rishikimit të vendimit për shkak të natyrës së vecantë që ka, duhet t’i mbetet sërish Gjykatës së Lartë”, tha Kryetarja e Gjykatës së Lartë.
Në draft parashikohen penalitete edhe për rekurse formale që synojnë zvarritjen e proceseve.
Top Channel