SHBA, bazë dronësh në Afrikë?

28/01/2013 21:30

Komanda ushtarake amerikane në Afrikë po harton plane për një bazë me avionë të telekomanduar në Afrikën veri-perëndimore, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Synimi i këtij plani është rritja e numrit të misioneve mbikëqyrëse të çarmatosura mbi Al Kaedën dhe grupe të tjera ekstremistësh islamikë, që amerikanët dhe Perëndimi i konsiderojnë si të rrezikshme për sigurinë.

“New York Times” në edicionin e saj online nënvizon se, nëse plani do të miratohet, baza do të ngrihet sipas të gjitha gjasave në Niger të Nigerisë.

Avionët e telekomanduar, të njohur ndryshe si dronë, përdoren tej mase nga ushtria amerikane në Pakistan dhe Afganistan.

Por në këto vende, avionët në fjalë përdoren për sulme të armatosura kundër militantëve dhe jo për mbikëqyrje dhe shpesh herë shkaktojnë viktima edhe në radhët e civilëve.

Ngjarje të tilla kanë bërë që mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara të ftohen jo pak herë marrëdhëniet, “ngrica” e të cilave arriti kulmin me operacionin për vrasjen e Osama bin Laden në Abotabad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA