Balotelli-Milan, pothuajse e kryer

28/01/2013 21:25

Mario Balotelli është shumë pranë kalimit tek Milani, raportuan mbrëmjen e së hënës mediat italiane.

Pas festës së lamtumirës nga Mançesteri, 23-vjeçari tashmë duket i destinuar drejt rikthimit në Serinë A dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja me kuqezinjtë është shumë pranë.

Me italianin që ka dalë jashtë planeve të City, drejtuesit e klubit anglez kanë ulur pretendimet për të në 23 milionë euro.

Oferta e Gallianit është prej 20 milionë eurosh, të cilët do të paguhen në disa këste dhe duket se në fund, Mancini do të jetë i detyruar të pranojë kundërpropozimin e kuqezinjve.

Nga ana e saj, e përditshmja britanike “The Sun”, informoi se në marrëveshje do të futet edhe mesfushori Kevin-Prince Boateng, i cili do t’i ofrohet Cityt për të ulur kostot, por në mediat italiane nuk ka asnjë të dhënë për diçka të tillë.

Top Channel