Shkodër, lirimi i banesave

27/01/2013 15:40

Rreth 32 familje, kryesisht ish-të persekutuar politikë dhe invalidë që jetojnë tek godina e ish-shkollës së rezervave në periferi të qytetit të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë, pasi kundërshtojnë një urdher të zyres së përmbarimit, që kerkon qe ata të braktisin banesën  për t’ia lënë pronarit.

”S’dimë se çfarë do të bëhet. Gjithë këta familjarë të varfër, në skamje, që nuk kanë ku të shkojnë”, deklaroi një banore e kësaj godine.

”Kam 20 vjet me letra të bashkisë, por unë s’dal pa lekë, më mirë të më vrasin se pa lekë nuk dal. Ku të shkojmë në mesin e dimrit, me të ardhur tjetri e të thotë dil jashtë me familje e me të gjitha”, shprehet një tjetër banor.

Banorët që jetojnë në këtë godinë prej 22 vitesh me statusin e të pastrehit kanë dërguar një peticion  në gjitha instancat shtetërore.

Ata thone se nuk do lënë në asnjë mënyrë banesat e tyre deri në flijim pasi nuk kanë asnjë mundesi tjetër strehimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA